Luiz Ejlli do të mbahet mend gjatë nga publiku shqiptar që pas aventurës së tij në “Big Brother VIP”.
Jo vetëm si fitues i reality show-t, por si personazhi që arriti të thyente rekorde shikueshmërie në një distancë kohore prej vetëm katër muajsh.
Si fillim këngëtari u bë personazhi shqiptar më i kërkuar në “Motorët e kërkimit Google, në janar të këtij viti, duke thyer rekordin që mbahej nga Donald Veshaj. Luizit iu deshën vetëm 24 ditë.
E teksa Luizi vazhdon të jetë në qëndër të vëmendjes, ai ka thyer një tjetër rekord.
Pavarësisht se Mbreti Charles III u kurorëzua së fundmi në ngjarjen më të madhe ceremoniale të Britanisë, rrjedhimisht duke pasur të gjithë sytë e botës tek ai, kjo nuk e bëri atë që të mbledhë më shumë shikime se Luiz Ejlli në rrjetin social TikTok
Momentalisht, Mbreti Charles kap shifrën e 6.9 bilion shikimeve, ndërsa Luiz Ejlli 9.1 bilion shikime.
Sigurisht krahasimi mes tyre bëhet vetëm në kuadër të ndikimit që kanë në rrjetet sociale!
Diskutime rreth kësaj post