Nga Bledi Mane
Zhvisheni, zhvisheni jo vetëm politikisht. Zhvisheni dhe lereni pa mandat e pa brekë.
Transparencë sipërmarrjeve të tija, transparencë ndërtimeve të tij, transparencë mediumeve të tija, transparencë dallavereve të tija, llogarive të tija…
Shëmtoi bregdetin shqiptar, shëmtoi gazetarinë shqiptare, shkatëroi strukturat e partisë socialiste, degjeneroi 3 qarqe në jug të vendit, mashtroi qindra e mijëra hallexhinj idealistë dhe ende qëndron në këmbë.
Zhvisheni dhe bëjani transparencën këtij burri që nisi flirtimet me Enver Hoxhën dhe po i vazhdon me Edi Ramën. Pritjani lidhjet e shkurtra politike dhe oligarkike. Pavarësisht se sot mori goditje të rëndë po përgatitet të hakmerret duke hapur televizionin e lajmeve “A1” për të gjobitur e për të linçuar kundërshtarët e tij e ndërkohë ka marrë garanci nga Edi Rama se mot në qershor do të jetë sërish i dyti në listën e deputeteëve të qarkut Vlorë.
Kolegë të nderuar gazetarë u bëj thirrje të mos punoni më me Koçon se do mbeteni pa bukë siç u la rrugëve këto 18 vjet!
Socialistë të dërmuar nga pushteti u bëj thirrje të ngrini zërin e ti tregoni Edi Ramës se ka nevojë për dashuri të re.15 vjet flirt me Koçon dhe ky i fundit nuk mbeti shtatzënë…
Koçon e njohëm tani, Koçon e kemi porsi “Lepurushja” por me një ndryshim të vogël. I ka 2 mijë euro por nuk e pret bibilushin jo se ka frikë nga dhimbjet por ka frikë të shpenzojë paratë e tij. Ky që nuk kujdeset as për veten si mund të kujdeset për partinë, për rilindjen, për bashkinë, për prefekturën, për parlamentin, për qeverinë, për fitoren e zgjedhjeve mot?
Diskutime rreth kësaj post