Alsi Sinanaj, djaloshi me origjinë shqiptare, të cilit i është dashur të udhëtojë dhe të zhvendoset në shtetin fqinj shumë vite më parë, është tashmë një nga emrat më të mirë të kuzhinës greke, i cili falë vullnetit dhe punës këmbëngulëse ka arritur të ketë restorantin e tij në ishullin e Mykonos. Ai ka një eksperincë edhe si shefi i yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo.
“Cristiano Ronaldo-s i gatuaja gjithmonë peshk dhe mish, por ushqimi i tij më i preferuar ishte mishi i pjekur, mishi në hell. Nuk kam gatuar diçka tradicionale shqiptare sepse kishte një menu të caktuar se çfarë do konsumonte ditë për ditë. Gjëra tradicionale shqiptare nuk ka ngrënë, ato çfarë shkruhen janë të sajuara nga njerëzit që shkruajnë në Shqipëri. Unë nuk kam folur asnjëherë, kjo është intervista e parë më ju.” – tha ai për resvistën Who.
Diskutime rreth kësaj post