Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zbuluar se çfarë porosie i ka lënë Besa Shahini përpara se ta linte këtë post. Kushi tha se Shahini e kishte përzemër parlamentin e nxënësve, të cilën ia ka lënë porosi edhe Kushit.
“Ne kemi biseduar shumë për një javë të tërë, deri në dekretim, kemi qenë të dyja në zyrë që më informonte për projektet, një çështje që ajo e kishte shumë përzemërt ishte parlamenti i nxënësve dhe dorëzimin e tyre e kemi bërë në këtë parlament, jo ai kalim tradicional në zyrë.
Para pak ditësh festuam një vjetorin, është një organ që na jep shumë këshilla, se ata janë ato që përballen çdo ditë, se sfidat që kanë ata janë dhe për mua”, tha Kushi.
Diskutime rreth kësaj post