Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ka qenë në Shkodër, ku është pritur me protesta në vendin e njohur si ura e Bahçallekut. Me të ikur nga Shkodra, Rama ka vënë në shërbim strukturat e tij policore për të ndëshkuar të gjithë ata që i treguan se nuk ka vend për një person si ai në Shkodër.
Dhjetë persona janë proceduar penalisht dhe materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, pasi morën pjesë në protestën e djeshme të zhvilluarProtestuesit dolën në rrugë për të mos e lejuar kryeministrin Edi Rama të kalonte, pasi kishte paralajmëruar një takim me banorët e Malësisë së Madhe.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Më datë 26.04.2019, ora 18:00, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit;
1.Arvit Ridvan Bushati, i datëlindjes 03.09.1990, banues në lagjen Perash, Shkodër, me arsim 16 klasë,
2.Xhevdet Arif Amuli, i datëlindjes 16.12.1964, banues në lagjen Gurrile, Shkodër, me arsim 16 klasë,
3.Gezim Halil Kraja, i datëlindjes 24.08.1970, banues në lagjen Perash, Shkodër, me arsim 16 klasë,
4.Halit Skender Meta, i datëlindjes 01.02.1969, banues në lagjen Kongresi i Përmetit, Shkodër, me arsim 12 klasë.
5.Nikoll Zef Marku, i datëlindjes 16.05.1957, banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër, me arsim 12 klasë,
6.Selami Jonuz Hoxha, i datëlindjes 24.02.1964, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër, me arsim 12 klasë,
7.Martin Ndue Ndoci, i datëlindjes 29.07.1965, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër, me arsim 8 klasë,
8.Bardhok Nike Kinaj, i datëlindjes 22.07.1970, banues në lagjen Perlat Rexhepi, Shkodër, me arsim 8 klasë,
9.Pjeter Gjon Mhilli, i datëlindjes 15.01.1955, banues në lagjen Salo Halili, Shkodër, me arsim 8 klasë,
10.Gjergj Prelë Çuni, i datëlindjes 10.11.1963, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër, me arsim 8 klasë, sepse në orën 10:00, në lagjen Bahçallek, Shkodër, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbledhur rreth 70 persona duke organizuar një tubim të paligjshëm dhe bllokuar të dy krahët e lëvizjes në urën e Bahçallekut, prishur rendin e qetësinë publike dhe kanë kundërshtuar forcat e policisë.”
Kujtojmë se vizita e Ramës u prit me protesta nga demokratët të cilët i kishin bllokuar rrugët hyrëse në qytet, por më kot. Vetë kryeministri ka zgjedhur që të shkojë një natë më parë në Vermosh, duke shmangur në këtë mëyrë dhe protestën dhe revoltën e qytetarëve.
Diskutime rreth kësaj post