Getinjo është një ndër reperët më me zë në shqiptari. Pak ditë më parë ai lajmëroi se nuk do të jetë më aktiv në rrjetet sciale pasi është duke kaluar një fazë depresioni dhe për të përballuar këtë fazë, si duket Getinjo ka vendosur që ta mbajë veten me të mira.
E ku më mirë se duke i bërë dhuratë vetes një bishë të re. Në një postim në Instagram ai ka prezantuar ndjekësit me makinën e tij më të re të tipit Mercedes, Brabus 500.
Një makinë luksoze vlera e të cilës kap shifrën e mbi 100 mijë eurove.
“Mirë se erdhe llokum”, ka shkruar ai krahas postimit. Ndërkohë, rikujtojmë se lart e poshtë po qarkullojnë lajme se partnerja e Getinjos, Vivien, me të cilën u njoh brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova është në pritje të ëmbël.
Deri më tani lidhur me këto lajme nuk ka patur asnjë reagim nga vetë Geti apo Vivien.
Diskutime rreth kësaj post