Të brengosur familja Vokli raportoi dje në redaksinë JOQ Albania humbjen e djalit të tyre 7-vjeçar. Frenkli Vokli ishte zhdukur që prej ditës së shtunë dhe nuk kishin asnjë njoftim prej tij, thjesht nuk ishte kthyer në shtëpi pasi kishte dalë të luante me shokët e tij në lagje.
Por sot vjen një lajm i mirë, pasi e ëma e Frenklit ka shkruar për JOQ Albania ku shprehet se pas njoftimit në faqen tonë është bërë e mundur gjetja e 7-vjeçarit.
Frenkli është gjetur mbrëmë në darkë në lagjen ku familja Vokli ka banuar me qira më përpara.
E ëma e tij shprehet:
“Frenkli nuk rezulton më i humbur sepse është gjetur mbrëmë në darkë.
Ju falënderojmë të gjithëve që u solidarizuat me rastin tonë dhe u bë e mundur gjetja e tij shëndosh e mirë në banesën ku jetonim dikur.”
Epo, fëmijët janë të çuditshëm ndonjëherë ashtu si edhe afeksionimi i tyre me vendet ku kanë jetuar vitet e para të jetës së tyre.
Diskutime rreth kësaj post