Kryeministri dhe Kryetari i PS Edi Rama pritet të mbledhë sot kryesinë e Partisë Socialiste. Çështja kryesore është ngërçi politik që po përjeton dhe strategjia që do të ndjekë në vijim për të kapërcyer krizën, hapat e mëtejshëm. E gjithë kjo në kushtet kur PS po përgatit të mbajë më 23 mars, Kongresin e saj. Nuk jepen detaje të tjera nga axhenda e ditës, për t’ia lënë risitë dhe befasitë, me sa duket, Kongresit, ku natyrisht pritet të shpallet se cilët do të jenë kandidatët për kryebashkiakë.
Deri tani, Rama është përballur me protestat e opozitës dhe ka vazhduar me ngulm të plotësojë ditë pas dite, vendet bosh të deputetëve të opozitës me deputetë të blerë nga listat e kandidatëve e tyre duke synuar mbajtjen e pushtetit dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale siç janë përcaktuar, duke përjashtuar çdo mundësi për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Diskutime rreth kësaj post