Një 70-vjeçar po hetohet nga Prokuroria e Durrësit pasi i është zbuluar mashtrimi i 22 viteve më parë.
Burimet nga seksioni kundër krimit ekonomik e financiar, bejne me dije se më datë 07.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.D vjeç 70, banues në Shkallnur, Durrës.
Dyshohet se në vitin 1995, me anë të mashtrimit, shtetasit M.K, vjeç 70 banues në Shkallnur, Durrës, i ka marrë një sipërfaqe toke dhe nuk ka bërë dokumentacionin e nevojshëm. Neni 143 i Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post