Në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Sarandës një automjet është përfshirë nga flakët.
Bëhet fjalë për një mjet të tipit “Range Rover”, të cilit i është vënë flaka.
Sipas burimeve për Fax, mjeti është në pronësi të biznesmenit Qirjako Gjini, ndërsa flaka i është vënë në afërsi të banesës.
Njoftimi i policisë
“Më datë 02.08.2019, në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.4 pranë Stadiumit Sarandë është djegur automjeti Land Rover në pronësi të shtetasit Q.M. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të djegies së mjetit dhe për sqarimin e rrethanave.”
Diskutime rreth kësaj post