Filmi “Home Alone” ose “I vetëm në shtëpi” u publikua 33 vjet më parë dhe me të drejtë renditet ndër filmat më të njohur të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave.
Megjithatë, protagonist i filmit nuk është vetëm Macaulay Culkin, por edhe shtëpia ku është filmuar.
E ndërtuar në një stil kolonial me tulla të kuqe të errët dhe detaje druri të bardha, shtëpia e familjes McCallister ndodhet rreth gjysmë ore jashtë Çikagos dhe ishte në pronësi të familjes Abendshien në kohën e xhirimeve. Regjisori Chris Columbus zgjodhi këtë shtëpi të veçantë kryesisht sepse ishte e bukur, por për shkak në madhësinë e tij mund të duket edhe kërcënuese. Ishte gjithashtu ideale për të bërë të gjitha skenat e rrezikshme në film. “Është shtëpia ku, po të ishe fëmijë, do të ishte kënaqësi të rrije vetëm”, tha ai.
Shtëpia ka dhjetë dhoma gjumi, gjashtë banja dhe pas saj ka një kopsht të madh. Edhe sikur të mos ishte shtëpia e “Home Alone”, edhe sikur të mos ishte kthyer në një atraksion lokal, vlera e saj do të ishte sërish e madhe, sepse siç do ta shihni në videon më poshtë, është super luksoze. Sot vlerësohet 2.3 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2012 pronarët e rinj e blenë për 1.5 milion.
Që atëherë shtëpia ka qenë e banuar normalisht dhe nuk mund të vizitohet nëse nuk i njihni personalisht pronarët, emri i të cilëve nuk dihet për publikun, por dy vjet më parë ata u bashkuan me Airbnb dhe e ofruan shtëpinë me qira për vetëm një natë.
Diskutime rreth kësaj post