Një qytetar nga Korça tregon nje rast qe i ka ndodhur me vjedhjen e pakos së tij në postë.
Qytetari thotë per joq: Më kanë dërguar një pako nga Holanda, pasi është ndaluar në doganë, kam paguar tarifën përkatëse dhe deri këtu çdo gjë në rregull.
Sot mora dërgesën dhe nuk ishte në peshën që është nisur.
Fotoja e parë është fleta që ka marrë vëllai nga posta holandeze dhe pesha është 16 kg e 40 gramë.
Ndërsa fleta më poshtë është ajo që mora unë në postën e Korçës me peshë 11 kg e 500 gramë.”
Nuk jam lajmëruar për këtë gjë dhe nuk është mbajtur asnjë proces verbal, kujtoj që kam paguar edhe tarifën doganore 3000 lekë të reja.
Nga pakoja janë marrë parfume me një vlerë të konsiderueshme.
Pakoja është ndalur në doganë, nuk e di mbase është hapur aty, por kudo që është hapur duhet të ishte mbajtur procesverbal dhe unë duhet të lajmërohesha.
Kush mban përgjegjësi për këtë?!”
Diskutime rreth kësaj post