Kreu i partisë BDI-s, Ali Ahmeti ka ndarë pak çaste më parë në rrjetet sociale disa foto nga takimi që ka zhvilluar sot me kryeministrin Rama në kuadër të Konferencës së Parë Ndërkombëtare në “Forumin e Prespës për Dialog”.
Ahmeti bën të ditur përmes këtij postimi se e ka uruar kryeministrin Rama për fitoren e mandatit të tretë qeverisës.
“I veçantë është Edi, kënaqësi të flasim shtruar e vëllazërisht për punët dhe fatet tona të përbashkëta.
E urova për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe si gjithmonë, pa asnjë dyshim, e sigurova që tek unë ka një vëlla dhe një derë të hapur për punë të mbara.”, – shkruan Ali Ahmeti.
Në këtë takim merr pjesë gjithashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në këtë forum do të diskutohen temat që kanë të bëjnë me lidhjet transatlantike dhe kthimit të sinergjisë në mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Ballkanin.
Diskutime rreth kësaj post