Ervin Kondili është kandidati i tretë dhe i fundit që garon për kreun e SPAK. Në KLP ka nisur intervistimi i tij pas Altin Dumanit dhe Arben Krajës. Ashtu si edhe dy të tjerët Kondili ka shpalosur vizionin e tij:
“Kam shprehur dëshirën për drejtimin e SPAK nisur nga motivimi dhe eksperienca ime. Ngritja e SPAK do të bazohet në objektiva konkrete dhe në afate sa më të shpejta: krijimi i BKH do të vijë si plotësuese e SPAK. Garantimi total i pavarësisë së prokurorëve, mentaliteti i ndryshuar i prokurorëve është larg centralizimit të dikurshëm.
Prokurori është përgjegjës për të gjitha veprimet e veta. Organizimi i veprimit për çështjet nën hetim, protokolle hetimore konkrete me afate të qarta hetimi. Puna në grup, një qellim i përbashkët i gjithë SPAK: aplikimi i hetimeve proaktive për hetime pasurore. Opinioni publik pret rezultate konkrete dhe është detyra jonë parësore të vijmë në pritshmërinë e tij. Bashkëpunimi me agjensitë e tjera ligjzbatuese me rëndësi të veçantë: efektiv, në kohë sa më të shkurtër dhe me mjetet më të përshtatshme për çdo çështje. Marrëdhënia me publikun është shumë e rëndësishme dhe bashkëpunuese sigurisht pa cenuar sekretin hetimor“.
I pyetur se cila është arma e tij më e fortë me dy kandidatët e tjerë ai tha: “Kam eksperiencë prej 15 vitesh si prokuror, por asnjëherë drejtues. Por kjo nuk më demotivon, pasi bazohem në të gjithë eksperiencën time ku kam patur rastin të prek çdo aspekt i hetimit të një çështje”.
“Krimet e Rënda kanë patur suksese dhe dështimet e veta. Ata kanë kontribuar në ngritjen e SPAK”, tha Kondili i pyetur për këtë strukturë që po shkrihet tanimë.
Diskutime rreth kësaj post