Mesa duket jeta e Ariela Muratit ka qene nje ferr i vertete nen presionet dhe kercenimet e Aldison Muratajt.
Kusherinjte e saj tregojnë per TCH se Aldisoni e përndiqte vajzën dhe e kërcënonte herë pas here se do t’i vriste motrën nëse ajo nuk i përgjigjej apo nuk i tregonte se ku ndodhej.
“Ky person gjatë një kohe të vazhdueshme i ka shkaktuar vajzës presione nga më të ndryshmet. Ne këtë ja kishim falur. Pas kësaj na kishte thënë se ai do të shikonte punën e tij dhe ne e pranuam dhe e besuan se kishte hequr dorë. Ajo gjë doli se ato ishin thjesht trillime nga presionet që ai i bënte vajzës nga më të ndryshmet”, tregon një nga kushërinjtë e Arjelës.
“E merrte në telefon në mes të natës dhe i thoshte se nëse ti tani nuk vret veten, unë do të vij tani tek ty dhe do të shantazhoj, do të bëj montazhe me kamera. Ai i bënte kërcënime që ajo të mos hapej me familjen e saj”, shprehet kushëriri tjetër i Arjelës.
Ndërsa tezja e Arjelës tregon se sapo kishin marrë telefonatën e parë nga vajzën ishte nisur bashkë me prindërit e mbesës së saj drejt Tiranës, por mbërritën tepër vonë.
“U nisëm të katërt për në Tiranë, duke ikur rrugës vajza na merrte rrugës shpesh herë në telefon dhe thoshte ku jeni, por në një moment babai i Arjelës mori në telefon babain e Aldisonit, edhe i thotë ku i ke djalin, ndërsa ai i përgjigjet se nuk e di. Duke ikur rrugës na merrte policia. Kur mbërritëm në Tiranë, policia na dorëzoi vajzat, por nuk na tha se Arjela kishte vdekur”, tregon tezja, e cila shton se e kuptoi që vajza kishte humbur jetën.
Diskutime rreth kësaj post