Përzgjedhja e një targe të bukur kushton, dhe për ta pasur duhet të paguash nën mëngë! Kjo skemë i ka kushtuar prangat një specialisti të Regjistrimit të Automjeteve në Drejtorinë e Transportit Rrugor në Tiranë, si dhe një personi të dytë në rolin e sekserit.
Në një operacion të koduar “Targa e bukur”, policia dhe prokuroria e kryeqytetit arrestuan specialistin 38-vjecar Arjan Elezi dhe 31-vjecarin sekser Sefer Myftari.
Ata i kërkuan pronarit të një automjeti një shumë monetare prej 50 000 lekë të reja në këmbim të pajisjes me targë me numra të njëjtë.
Në momentin e kapjes në flagrancë atyre ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma monetare prej 50 000 lekë të reja e përfituar në mënyrë të kundraligjshme .
Ata do të hetohen për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, vepër që rëndon ndaj specialistit të targave, dhe për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në nggarkim të sekserit.
Diskutime rreth kësaj post