Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti, i është përgjigjur komenteve të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Ndërsa Kurti ndodhej në Shqipëri në kuadër të 111 vjetorit të Pavarësisë, ai është takuar në Vlorë me kryeministrin Edi Rama, me të cilin prej disa kohësh ka patur përplasje ta vazhdueshme.
Pikërisht pas këtij takimi mes Kurtit dhe Ramës, ka ardhur dhe komenti i Berishës.
Për ish-kryeministrin Berisha ky takim ka qenë i sforcuar, duke thënë se nëkë të rast Kurtit i është dashur ti thotë “Derrit, dajë”.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili përdori një shprehje për të përshkruar takimin e Kurtit me Ramën, duke i thënë “I themi derrit, dajë”, Kurti u përgjigj duke thënë se sot nuk është dita për të tilla dallime politike, apo polemika aktuale.
Ai shtoi se sot duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi shqiptarët sipas tij, e kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën, historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim pikërisht në këtë mënyrë.
“Nuk është kjo ditë që të flasim për dallimet politike, polemikat aktuale. Sot jemi bashkë. Shqiptarët e kanë të përbashkët, gjuhën dhe kulturën”, u shpreh Albin Kurti.
Diskutime rreth kësaj post