Mbrëmjen e djeshme Albi Nako bëri një deklaratë të fortë për Romeon. Ai i tha se është pa këllqe dhe përdor vajzat e shtëpisë. Kjo për Romeon erdhi si thikë mbas shpine. Sot Albi ka shkuar pranë Romeos dhe i tha se ishte keqkuptuar deklarata e tij.
Biseda mes Romeos dhe Albit!
Albi: Për shpirt të prindërve që i kam në shtëpi, që i kam gjënë më të shenjtë, se më dridhet mjekra për ata, nuk e kam patur për atë gjë. Ishte ideja e kurajos dhe guximit, tjetër gjë termi që i vura sipër më beso. Dua të kap termin, mos më keqkupto. Po them për shpirt të prindërve.
Romeo: Nga gjithë gjëja je ok ti? Nuk ishte mbas shpine ajo apo jo? Ishte kështu në sy ?
Albi: Po pse ishte paburrëri për shembull?
Romeo: Po sepse gjithë ditën ke ndenjur me mua
Albi: Po rrimë bashkë o Romeo, ç’lidhje ka, përsëri mund të rrimë
Romeo: Shiko çfarë bën ti! Ti të ofendon në pikën më të fundit, dhe thua çfarë të keqe ka. Unë jam i qartë me ty, rrofsh, faleminderit, më lër të qetë
Albi: Doja vetëm të të sqaroja.
Diskutime rreth kësaj post