Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi thotë se presidenti Meta shqetësohet për djegien e mandateve sepse mendon se përballë opozitës ishte Fatos Nano që bënte foto nga Bënça.
“Djegia e mandateve ishte një veprim ekstrem dhe Meta shqetësohet sepse mendon se ne kemi përballë Fatos Nanon që bënte foto nga Bënça, ndërsa Rama bën foto me Bilalin për 80 mijë dollarë”, tha Kryemadhi.
Sipas kryetares së LSI, djegia e mandateve ishte e domosdoshme si vetësakrifikimi i Rozafës sepse ndërkombëtarët po heshtnin.
“Ka shumë të drejtë Meta që është i shqetësuar se presidenca është i vetmi institucion legjitim. Djegia e mandateve ishte e domosdoshme, si vëtsakrifikimi i Rozafës pasi ndërkombëtarët heshtën, ca nga halli e ca nga malli”, tha ajo më tej ne emisionin Java.
Mbrëmë në emisionin “Opinion ” Meta u shpreh se Monika e gënjeu për diegien e mandateve.
Diskutime rreth kësaj post