Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar ashpër Bashkimin Europian, pasi tha se zyrtarët e BE i kanë kërkuar të mos dërgonte mesazhe të ashpra në vizitën e tij në Qipro.
“Dje kam biseduar me Presidenten e Komisionit Evropian dhe më tha “Kam dëgjuar që ju do të shkoni në Qipro”, unë u përgjigja “po, unë do të shkoj”. “Mos dërgoni mesazhe të ashpra nga atje” më tha. “Unë nuk pranoj udhëzime nga askush”– tha Erdogan.
Ai tha se Turqia do të vazhdojë të kryejë kërkime për naftë në Mesdheun Lindor dhe në Qipro, duke mos dëgjuar rekomandimet e Brukselit.
“Ne jemi duke e marrë të drejtën tonë siç duhet dhe do ta marrim atë. Në Mesdheun Lindor dhe në Qipro ne do të vazhdojmë kërkimet për naftë”– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post