Gjykata e Tiranës ka marrë sot vendimin për të hetuar në ‘gjendje të lirë’ reperin e njohur Stresi.
Pak ditë më parë ai u arrestua në flagrancë teksa konsumonte kokainë. Për uniformat blu reperi ka pranuar faktin se është konsumues i lëndës narkotike, por mohoi të jetë një shpërndarës.
Kjo nuk është hera e parë që ai vihet në pranga, madje hyrje-daljet e tij në polici janë kthyer në ‘legjenda’.
Mjafton të kujtosh arratisjen e bujshme të tij, e cila solli shkarkimin e disa efektivëve të komisarjatit.
Por vetëm para disa muajsh ai ka realizuar një kompromis me vajzën e zemrës, Kejsin.
Stresi premtoi hapur në media se kishte hequr dorë nga jeta e ‘djalit të keq’ dhe së shpejti pritej martesa.
Nuk vonoi shumë dhe Stresi e rrëzoi premtimin. Në një video të publikuar në media kur ai u shfaq para trupit gjykue së bashku me grupin e kapur në lokalin e basteve, duket qartë se Stresi iu shmanget kamerave.
Në një rast tjetër do të ishte ndryshe me siguri. Si një djalë i fejuar Stresi tani kërkon të mbajë larg vëmëndjen e medias për ‘bëmat e tij’, të cilat i kishte shpallur ‘kapitull të mbyllur’.
Diskutime rreth kësaj post