Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar 30 vjeç për vjedhje.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua në një sallë bingoje në Romë. Ai kërkohej që nga Korriku i 2017-s për një sërë vjedhjesh në disa banesa në zonat e Padovas, Pordenones dhe Venecia.
30-vjeçari kishte arritur t’i shpëtonte policisë falë martesës që kishte kryer në Shqipëri. Ai kishte marrë mbiemrin e gruas duke u shpëtuar kontrolleve të rastësishme të policisë.
Por pas një sërë hetimesh, autoritetet arritën të marrin shenjat e tij të gishtërinjve në një bingo duke verifikuar në këtë mënyrë identitetin e tij të vërtetë.
30 vjeçari do të vuajë një dënim prej 1 viti e 3 muaj burg.
Diskutime rreth kësaj post