Zoti ia fali jetën për së dyti, por ia mori sërish një vit më vonë. Nuk është as më shumë e as më pak se sa historia tragjike e një 33-vjeçari nga Mirdita, banues në Durrës.
Një vit më parë, pikërisht në fund të janarit të 2017-ës, Altin Meci do t’i shpëtonte një aksidenti të rëndë në punë, që rrezikoi t’i merrte jetën. Mirëpo, asokohe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe ai nisi jetën me familjen e tij, duke e lënë pas këtë ngjarje të trishtë.
33-vjeçari nga Mirdita erdhi në Durrës, ku jetonte në një shtëpi me qira së bashku me familjen e tij. Të paktën deri ditën e djeshme, kur aksidenti i rëndë i regjistruar në lagjen nr.17 në afërsi të drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore i mori jetën.
Altin Meci u përplas nga një makinë, ndërsa po udhëtonte me biçikletë dhe humbi jetën rrugës për në spital.
Në rrjetin social “Facebook”, Altini postonte shumë foto me djalin e mitur, të cilin duket se e kishte pikën e dobët.
Duke kujtuar aksidentin e rëndë, Altin përmes një postimi në rrjetin social, falënderonte Zotin që e mbajti në jetë dhe të gjithë kolegët e punës që iu ndodhën pranë në ato momente mjaft kritike për jetën e tij.
Ja çfarë shkruante Altin Meci më 29 janar 2018, ndërsa kujtonte 29 janarin e vitit 2017:
“Si sot e një vite me parë, kur bëra aksidentin në Lumzi, ishte data 29-1-2017 ora 9-te kur bashke me dy shoket e mi na caktoj punën pronari me dale me pre dru ne pyell, u nisem bashke me shokët e mi,emrat e tyre jane. Imer Sadria dhe Arjan Curri. Imeri ishte pak larg kurse une me Arjanin ishim afer duke ulur dru, mua papritmas me kapi nje trup druri dhe me hodhi nga nje lartësi e madhe dhe rashe ne gremin pa ndenja, kurse trupin e drurit e kisha mbi shpin.
Arjani po ulërite per ndihme ejani shoke se Altinin eka zan trupi menjëherë erdhën shokët dhe me dhanë ndihmën e pare. Per sekonda vjen Mond Gjini me foristrad dhe me dërgojnë ne spitalin e Fushe-Arrez kur akoma familja ime nuk ishin ne dijeni se qme ka ndodhur,pastaj mua me quan me ambulancë per Puk kurse Mond Gjini njoftoi menjehere vellezerit e mi se Altini ka ba aksident është gjendje te rend pastaj filluan telefonatat anebane. fale Zotit qe me fali jeten dhe falënderoj te gjithë koleget e punës qe me dhanë ndihmën e pare etjer etjer”.
Diskutime rreth kësaj post