Ish-drejtori i Lojërave të Fatit, Besnik Çobaj, prej disa muajsh është në kërkim, pasi akuzohet për korrupsion. Por, edhe pse është në kërkim nga policia, ai është fotograuar sot para Bashkisë së Tiranës. Çobaj ka marrë pjesë në një protestë të organizuar nga ana e Partisë Demokratike. Besnik Çobaj është vëllai i kreut të PD-së në Shkodër, Ramiz Çobajt.
Kjo protestë është organizuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Nga ana tjetër, mësohet se për zhvillimin e kësaj proteste nuk është marrë asnjë leje nga organet përkatëse. Gjë që e bën këtë organizim të demokratëve të paligjshëm.
Diskutime rreth kësaj post