Moderatorja sportive Lei Kraja ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur edhe për jetën private dhe çështjet e zemrës.
Lei ka zbuluar së mamaja e saj është sfida më e vështirë për burrin e së ardhmes, pasi ajo kërkon mashkullin ideal për vajzën.
“Mami është sfida më e vështirë. I shkreti ai burrë që martohet me mua. Do të keni një vjehrrë shumë të vështirë. Nuk ka një njeri mjaftueshëm të mirë sipas mamit. Servilizëm jo, këtë e ka shumë inat. Unë për jetën private nuk flas kurrë. Kur të jem e martuar do ju them. Horoskopi më ka thënë që 29-vjeçe do i bëj të gjitha këto gjerat. Pika ime më e fortë dhe më e dobët është sinqeriteti”. – tha ajo.
E pyetur nëse e shikon veten me një futbollist në të ardhmen Lei u shpreh:
“Futbollistët e kampionatit shqiptar janë më të vuajturit për momentin, për sa i përket bojkotit. Kanë kaluar një vit shumë të vështirë për sa i përket pandemisë, planet janë prishur në merkato. Siç kam thënë nuk e bëj jetën me plane. Të dalë një futbollist që dashurohem ok, por nuk e di”. – tha Lei Kraja.
Diskutime rreth kësaj post