Rrjetet sociale shpesh bëhen ndërmjetës në blerjet e ndryshme që personat bëjnë nga njëri skaj i botës në tjetrin.
I tillë është edhe rasti i një të riu shqiptar, i cili sapo pa një postim në faqen e Facebook-ut të një shtetasi grek, i fundit ky që lajmëronte se shiste një monedhë bronzi, ku në njërën anë ishte i stampuar Skënderbeu dhe në tjetrën flamuri shqiptar, i ka blerë ato.
I riu njofton se monedhën e ka blerë për 9€, bashkë me postën 11€.
Por e çuditshmja në këtë histori qëndron tek fakti se personi që i kishte shitur monedhën, po kërcënohet nga disa persona, ka thënë i riu.
I kam blerë për 9€ plus 2€ shpenzimet e postës( 11€ në total). Doja të thosha që i kontaktova personit edhe ja mora ja bleva, po më thoshte që disa persona X anonim i kishin bërë presion që do të vrasim i kishin thënë.”
Risjellim në vëmendje se në postimin që greku Nektarios kishte bërë në faqen e tij të Facebook-ut shkruante se monedha apo medalja siç e quan ai, vinte nga Kosova.
Diskutime rreth kësaj post