Ish-drejtori i ALUIZNI-t Ferdinand Shehu i quan të pavërteta deklarimet e policisë se llogaritë bankare prej 1. 5 milionë euro janë nga përfituar nga burime të paligjshme.
“1.5 milionë eurot e sekuestruara janë të ardhura të siguruara nga shitja e një hoteli ” është shprehur ai në një prononcim për RTV Ora.
Sipas policisë, nëpërmjet një banke private, Shehu ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat”.
Vetë Shehu i cili ndodhet në Itali në prononcimin telefonik për RTV Ora e quan transaksion që po kryhej në përputhje me ligjet shqiptare dhe se do të kthehet për të sqaruar gjithçka.
Shehu shprehet:
“Aktualisht ndodhem në Itali, nuk kam asgjë për të fshehur, do të kthehem në Shqipëri. Transaksioni që po kryeja ishte në përputhje me ligjet shqiptare, në rrugë bankare dhe noter. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të cilën nga ky moment është ngarkuar avokatja ime. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të cilën nga ky moment është ngarkuar avokatja ime”
Diskutime rreth kësaj post