Një i ri, i cili kishte rreth 1 mijë cigare kanabis me vete u fut gabimisht në makinën e policisë daneze, duke besuar se kishte hipur në një taksi.
Personi në fjalë ndodhej në zonën e vetëshpallur si autonome të Christiania, e njohur për mënyrat alternative të jetesës, kur u fut në makinë.
Siç shkruan e përditshmja “The Independent”, policia ishte mjaft e lumtur për gabimin e të riut dhe ishte kjo e fundit që e bëri lajmin të ditur në një postim në Twitter.
“Natën e shkuar një shpërndarës kanabisi nga Christiania, i cili donte të shkonte në shtëpi me shpejtësi hipi në një taksi. Ai u surprizua pamasë kur kuptoi se në fakt qëndronte i ulur brenda një makine të policisë”, thuhej në postim. “Oficerët e policisë ishin shumë të lumtur që e takuan, pasi ai kishte me vete rreth 1,000 cigare kanabisi”.
Postimi fillestar në Twitter sugjeronte se personi në fjalë mund t’ia dilte me një gjobë, por në një postim të dytë thuhej se ai rrezikonte burgun.
Policia daneze po përdor dronë dhe ndërmerr herë pas here operacione në përpjekje për t’i vënë fre shpërndarjes së drogës në këtë zonë. E përdorur dikur nga ushtria daneze, Christiania u krijua fillimisht në vitin 1971.
Diskutime rreth kësaj post