Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri janë përfshirë sërish në konflikt me njëri-tjetrin. Dje aktorja bëri një bisedë virtuale me ndjekësit ku ironizoi hapur Ilirin “Kush të bëri më të famshme teatri apo Big Brother?”, i shkroi një ndjekës teksa aktorja iu përgjigj: Iliri.
“Mendon ta rikthesh shoqërinë me Ilirin?”, i shkroi një tjetër. “Si rikthehet diçka që nuk ka ekzistuar ndonjëherë!”, iu kthye Monika.
Nga ana tjetër Iliri iu kundërpërgjigj me një thumb në Instastory. “I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”, ka shkruar balerini referuar Monikës, pasi aktorja u bë shpesh virale për dashurinë e saj ndaj bananeve kur ishte në Big Brother VIP.
Nuk ka munguar as përgjigja e aktores, e cila ka postuar një foto ku tregon kuptimin e fjalës pleh dhe krah saj një figurë bananesh ku shkruhet “Faleminderit shumë”.
Diskutime rreth kësaj post