Kreu i partisë Konservatore dhe njëkohësisht deputeti i Parlamentit, Kujtim Gjuzi ka reagur në lidhje me fotot që iu publikuan ditën e djeshme në median online duke ngrënë byrek me kos.
Përmes një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, Gjuzi bën me dije se ishte para Kuvendit dhe jo në zonë e ish-Bllokut.
Ai thekson se është njeri i thjeshtë dhe se byreku dhe një shishe kos në mëngjes është këshilla e babait të tij për të mbajtur trupin e formë.
Reagimi i plotë:
“Deputeti Kujtim Gjuzi është tradicional
Unë nuk jam në bllok por jam përballe Kuvendit te Republikës se Shqipërisë
Miq unë jam një qytetar si ju dhe është hera e dyte qe dal ne portale i fotografuar duke ngrenë, ama ju them se;
Edhe gjarperinjte nuk ngacmojnë kur dikush është duke ngrenë.
Unë ju them se spiunet e komunareve jane akoma sot e kesaj dite neper kembe ne pastruam parlamentin siç u pastruan disa syresh deputet ashtu do te mbarojne edhe disa te tjere ne vitet ne vijim.
Byreku dhe nje shishe kos per mengjes eshte keshilla e babait tim qe me ka dhene ky ushqim mban trupin ne forme gjate gjithe dites!
Besoj se askush nuk ka pare deri tani Kujtim Gjuzin ne spitale vetem ne rastin qe dhuroj gjak dhe nuk marr asnje lek nga dhurimi i gjakut tim te pastert.
Ju faleminderit gazetareve per lajmin atyre qe me fotografojne ju them mos e beni gratis kerkoni para mediave qe ju i dergoni foto!”, – thekson Gjuzi në faqen e tij të Facebook.
Diskutime rreth kësaj post