Pas daljes nga “Big Brother Vip”, Ronaldo Sharka, është gati për emisionin e tij të ri nën logon e “Top Channel, teksa i drejton edhe një mesazh babait të tij të ndjerë, gazetari ka lajmëruar ndjekësit e tij në Instagram rreth projektit të tij të ri.
“Babi, ja dola. Jam i lumtur t’ju them se tashmë jam zyrtarisht pjesë e @topchannelalbania . Duke nisur nga kjo e diel, në E Diell me Eriola Docum nisim “Mos i bjer me Top” ku besojmë se do të afeksionoheni pas këtij programi kemi aq shumë gjëra sa që për efekt të syrit të keq po ju zbulojmë vetëm kaq”,-shkruan ai.
Kujtojmë se Ronaldo përfundoi shumë shpejt rrugëtimin brenda shtyëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’, e pas daljes, i ndodhi ngjarja e rëndë, humbja e të atit.
Mirëpo, pavarësisht kësaj sfide, ai po di sesi të rimëkëmbet e të ecë përpara.
Diskutime rreth kësaj post