Princi Harry mbërriti menjëherë në Skoci pasi gjyshja e tij, mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë. Ai arriti së bashku me familjen e tij.
Harry dhe Meghan ndanë një deklaratë të përbashkët, ku thuhej: “NË KUJTIM TË DASHUR TË MADHËRISË së saj, Mbretëreshës ELIZABETH II 1926-2022 “.
Mbreti Charles III, Camilla Parker Bowles dhe Princi William mbërritën që të gjithë në kështjellën Balmoral, aty ku mbylli sytë mbretëresha më jetëgjatë në histori.
Më herët, një përfaqësues i familjes mbretërore bëri me dije se gjendja e Mbretëreshës ishte përkeqësuar dhe të gjithë u shqetësuan.
Më pas, lajmi për ndarjen nga jeta e Elizabeth II u shpërnda në llogarinë e familjes mbretërore në rrjete sociale.
Menjëherë pas vdekjes së Mbretëreshës, froni i kalon djalit të saj, Charles. I cili tashmë është Mbret i Mbretërisë së Bashkuar.
Në një deklaratë zyrtare të familjes mbretërorte thuhet se ndarja nga jeta e Mbretëreshës do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin.
“Ne vajtojmë thellësisht vdekjen e një Sovrani të dashur dhe të një Nëne shumë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, Mbretëritë dhe Commonëealth, dhe nga njerëz të panumërt në mbarë botën. Gjatë kësaj periudhe zie dhe ndryshimi, familja ime dhe unë do të ngushëllohemi dhe do të mbështetemi nga njohuritë tona për respektin dhe dashurinë e thellë në të cilën mbretëresha mbahej kaq gjerësisht.”
Diskutime rreth kësaj post