Vendimi i sotëm i Prokurorisë për skandalin e audio-përgjimit të Agron-Geron Xhafajt, konfirmoi pikërisht atë që javë më parë e tha në formë urdhri, Edi Rama.
Prokuroria, pa asnjë lloj prove ka vendosur sot që në audio-përgjimin e bërë publik nuk është zëri i Agron-Geron Xhafajt, por i kunatit të Albert Veliut.
Sipas prokurorisë, Fredi Alizoti ka luajtur rolin e vëllait të Fatmir Xhafajt.
Por gjithçka duket se është një falsifikim i kësaj çështje nga ana e prokurorisë.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë bërë të ditur se prokuror i kësaj dosje është Përparim Kulluri, dikur shefi i Arta Markut, por sot vartës i saj.
Kulluri me origjinë nga Dukati i Vlorës, mësohet se është edhe një njohje e vjetër e Edi Ramës. Këta burime nga prokuroria e krimeve kanë bërë të ditur se Kulluri shkëmben mesazhe me Edi Ramën.
Por jo vetëm kaq.
Kulluri ka qenë i piketuar nga Edi Rama për të drejtuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por një skandal tjetër që është mbajtur i fshehtë, ja ka ndërprerë rrugën drejt kreut të institucionit të akuzës.
Në kohën kur po hetoje banda e Shullazit, në rrjetën e përgjimeve mësohet se ka rënë edhe prokurori Përparim Kulluri, me biseda dhe mesazhe të kapura dhe të zbardhura.
Kjo gjë ka bërë që karriera e tij të mos njihte pozicionin e kreut të Prokurorisë, por i ka dhënë edhe Edi Ramës një ‘gur’ në dorën e tij, për të përdorur prokurorin me qëllim falsifikimin e skandalit të audio-përgjimit të Agron-Geron Xhafaj.
E pikërisht sot ky prokuror ka vendosur që një skandal të madh, ta mbyllë gjoja si një inskenim. /Syri.net/
Diskutime rreth kësaj post