Dusan Tadic është lakuar ditët e fundit si një opsion për sulmin e Milanit, por te Ajax i kanë idetë e qarta për sulmuesin serb që është një nga më të mirët e skuadrës.
Zërave të merkatos u është përgjigjur drejtori sportiv i klubit holandez, Mark Overmars, i cili ka “ngrirë” Milanin me deklaratën e tij. Kuqezinjtë duhet të mendojnë për ndonjë opsion tjetër.
“Dusan Tadic nuk është në shitje. Nuk ka absolutisht asnjë shans për të që të largohet nga klubi. Ai do të qëndrojë tek Ajax, pasi është më shumë se një lojtar kryesor për ne”, është shprehur Overmars për Telegraaf.
Tadic, 32 vjeç, ka edhe dy vite kontratë me Ajax, që e ka blerë nga Southampton për 11.5 milion euro verën e vitit 2018. Në sezonin e parë në Holandë ai shënoi 28 gola në kampionat, kurse sezonin e fundit gjysmën.
Diskutime rreth kësaj post