Aleanca për Teatrin ka reaguar ‘flakë për flakë’ pas vendimit të qeverisë shqiptare për t’ia kaluar pronësinë e truallit ku ka qenë Teatri Kombëtar, Bashkisë së Tiranës.
Përmes përfaqësueses së saj ligjore, Adriana Kalaja, Aleanca njoftoi pak më parë se do të padisë në SPAK zv.kryeministrin Erion Braçe, firmën e të cilit mban VKM-ja e kaluar dje në Këshillin e Ministrave.
Deklarata e Kalajt:
“I pari është Erion Braçe. Por do të çojmë gjithë drejtuesit e institucioneve që kanë qenë pjesë e padisë në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministrin, ministren e Financave, të Kulturës dhe Kryetarin e Bashkisë”, tha Kalaja ndër të tjera mesditën e sotme.
Diskutime rreth kësaj post