Kjo javë do të mbetet nën ndikimin e motit të nxehtë. Moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë vendin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare.
Sa i përket fushës termike duke filluar nga sot deri të mërkurën pritet të kemi një rritje graduale të temperaturave kryesisht në vlerat maksimale.
Ndërsa të enjten dhe të premten do të ulen pak temperaturat, më ndjeshëm në vlerat mesditës, por sërish nuk do të ketë shi. Temperaturat parashikohen të jenë nga 13 deri në 38 gradë celsius.
Diskutime rreth kësaj post