Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Parlament u ndërpre një moment nga deputetët e opozitës. Ishte deputeti i Partisë Demokratike, Eugen Isai ai i cili e ndërpreu. Duket se kjo e ka iturruar aq shumë sa ka kërkuar që deputetët e rinj të futen në një trajnim. Ai iu drejtua Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, duke i kërkuar që këtyre deputetëve ti mësohet se kur duhet ta marrin fjalën për të bërë replikë.
Deklarata e Ballës:
“Do shkojmë aty, zonja kryetare e Kuvendit, deputetë e rinj duhet thirrur urgjentisht në një trajtim dhe të kuptojnë se mund ta marrin fjalën për replikë. Okej me ty nuk do bëj debat. Kam disa rregulla…“-shprehet Balla.
Diskutime rreth kësaj post