Një 37 vjeçar po hetohet nga policia pasi ka falsifikuar dokumentet e një të moshuari dhe i ka vjedhur një shumë lekësh.
Sipas policisë i riu kishte falsifikuar dokumentet dhe kishte marrë një numër telefoni në emrin e të moshuarit, i cili në fund rezulton debitor.
“Më datë 02.10.2017, u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin GJ.L, vjeç 37, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet, duke marrë një numër telefoni në emër të shtetasit XH.GJ, vjeç 77, banues në Krujë, në të cilën është debitor për një shume lekësh”, thuhet ne njoftimin e policise.
Diskutime rreth kësaj post