Servet Karaj, babai i 15-vjeçarit që i mori jetën Fatjon Bicit në Gramsh, ka dënuar aktin e rëndë të të birit, ndërsa rrëfeu se nuk ka patur komunikime me familjarët e viktimës.
Serveti tregoi se i biri ndiqte procesin mësimor rregullisht dhe se nuk ishte problematik. Por ai nuk ka qenë në dijeni që djali i tij ka patur probleme me bashkëmoshatarë të tjerë, e po kështu që mbante thikë.
Kushërinjtë Marko dhe Fatjon Bici, sipas shokëve të tyre, kishin lënë të sqaroheshin pas mësimit. Në debat e sipër 15 vjeçari Marko Bici ka përdorur thikën për t’i qëlluar bashkëmoshatarit të tij. Fation Bici, 15 vjeç ka tentuar ta ndalë kushëririn e tij por ka mbetur vetë i plagosur. Për shkak të plagëve të marra, adoleshenti ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Gramshit.
“Shkonte në shkollë, ishte nxënës mesatar, ishte i rregullt. Të shtunë e të dielë punonte me nipçen, nuk ishte problematik. Nuk kemi komunikuar me familjen e viktimës. Nuk mundemi dot, vetë nuk vete dot se iku një djalë 15-vjeç. Jam i tronditur. Mjer ai që iku dhe mjerë ne. Se ky sa do ri e do dali. Mjerë dhe ne që na zuri. Drejtësia të bëjë detyrën e vetë, drejtësia duhet për të gjithë.
Asnjë takim nuk patëm me djalin. Siç lexova dëshminë. Djali ishte shumë i tronditur. Edhe unë nuk e pandeha një gjë të tillë, nuk e prisja.”- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post