Gjykata e Durrësit liroi nga qelia Rigels Rajkun, reperin e njohur me ermin e artit Noizy, i cili u arrestua disa ditë më parë në Shëngjin për llogari të autoriteteve në Kosovë, pasi dyshohet se ka dhunuar TikTokerin e njohur Medi Iseni, me 2 gusht në Pejë.
Noizy është lënë i lirë kundrejt garancisë pasurore 5 milionë lekë të rinj.
Pas këtij vendimi, reperi tjetër i cili ndodhet në arrati i përfshirë në të njëjtën ngjarje, Arkimed Lushaj (Stresi), ka reguar me anë të një insta-story në Instagram.
“Happy for u Zin” shkruan Stresi, në një foto ku shihen të dy përqafuar.
Ai po ashtu shton se Dj Crax, i cili u arrestua bashkë me Noizyn nuk është liruar pasi është shtetas kosovare dhe për të vendos Gjykata e Pejës.
Diskutime rreth kësaj post