Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediet ka akuzuar Enkelejd Alibeajn, një ditë pas dorëhqejes, se ka marrë shpërblim nga kryeministri Rama.
Sipas Berishës bëhet fjalë për një shumë 220 mijë euro
Berisha: Qëndrimi dhe deklarata ime është kjo. Dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD. Njëri është Lul Brava, tjetri është AliBasha, i cili mori sot shpërblim nga Edi Rama 220 mijë euro. PD është e hapur për të gjithë të tjerët, për debat, për negociata, për çfarë të dëshirojnë. Ky është qëndrimi ynë. Por dy persona, pengje të Edi Ramës u përdorën në mënyrën më të pamëshirmshme nga ai për të goditur opozitën shqiptare.
Berisha theksoi se ka besim se shqiptarët do t’i japin përgjigjen e merituar dhe bëri me dije se do të mbrojnë votën.
Diskutime rreth kësaj post