I lanë vetëm në vaskën e banjës të mbushur me ujë, ndërsa nëna dhe babai ranë për të fjetur në dhomën ngjitur. Tre vëllezër 9 muajsh, 2 dhe 3 vjeç, u lanë vetëm nga prindërit në vaskë duke u larë këtë të diel. Cameron, më i vogli rrëshqiti papritmas në ujë dhe nuk arriti që të dilte më.
Ai u gjet i pajetë në vaskë nga i ati Shawn Davis, 30 vjeç, i cili lajmëroi me urgjencë ndihmën e shpejtë. Kur mjekët mbërritën në shtëpinë e tyre në Hobe Sound, të Florida, SHBA, i dhanë ndihmën e shpejtë dhe e dërguan në spital, ku gjeti vdekjen pak më vonë.
Cameron gjeti vdekjen i mbytur, ndërkohë që dy vëllezërit, nuk kuptuan asgjë nga githë çfarë ndodhur.
Nëna e tyre Heather Clifford, 29 vjeç, tregoi se i la fëmijët në vaskë për 20 minuta vetëm, për tu shtrirë në shtrat, dhe kur u kthyen, i gjetën të pajetë.
Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale, ndërkohë që hetimet janë në vijim, teksa që të dy u arrestuan.
Diskutime rreth kësaj post