Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ritheksoi dhe njëherë se parakusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është minoriteti dhe respektimi i të drejtave.
“Ne nuk duam që të mbyllen dyert e BE-së, por posaçërisht për Shqipërinë ka parakushte për respektimin e pakicës greke” tha ai.
Ai madje i dërgoi një mesazh kryeministrit shqiptar Edi Rama “Mesazhi është që ne ju mbështesim por nuk mund të pranojmë që të drejtat e pakicës greke të mos mbrohen”. Kyriakos Mitsotakis vijoi më tej duke treguar forcën ekonomike greke ne rajon.
“Kur tërmeti goditi Shqipërinë kohët e fundit, ne ishim të parët që nxituam për të ndihmuar. Ne jemi ekonomia më e madhe dhe më e vjetër në rajon. Për dhjetë vjet kemi pasur probleme, por po rikuperojmë” përfundoi ai.
Diskutime rreth kësaj post