Për të gjithë ata që janë me pushime, ka lajme të mira sa i përket motit. Ndërkohë që ditën e martë u rikthyen reshjet e shiut, e mërkura do të sjellë një përmirësim të dukshëm sa i përket kushteve atmosferike, por edhe rritje të temperaturave.
Ditën e mërkurë në vend do të ketë ndikim të masave ajrore të qendrueshme të cilat do të sjellin përgjithësisht mot të kthjellët. Në relievet malore parashikohen vranësira të pakta e mesatare në mesditë e më tej mot i kthjellët në të gjithë vendin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare e përkohësisht në orët e mesditës përgjatë brigjeve të Jonit e vrullshme. Valëzimi në dete të forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 15 deri 30°C
në zona e ulëta 18 deri 35°C
në zona bregdetare 21 deri 33°C
Diskutime rreth kësaj post