Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Roland Bejko tha se deputeti i qarkut të Gjirokastrës, kryetari i PD dhe njerëz të ardhur nga Tirana kanë telefonuar delegatët në Gjirokastrës duke i kërkuar që të firmosin për kuvendet.
“Në qarkun e Gjirokastrës ka më shumë delegatë pro Bashës se pro Berishës. Nuk është proces normal sepse firma u është marrë duke i bezdisur 100 herë në telefon. Deputeti i Gjirokastrës, kryetari i PD dhe njerëz të ardhur nga Tirana i kanë marrë në telefon dhe i kanë kujtuar nderet që u kanë bërë. Delegatët janë intimiduar.”, u shpreh Bejko për MCN Tv.
Diskutime rreth kësaj post