Pak kohë më parë në media bëri bujë lajmi se Atdheu i ka gjuajtur me karrige Shqipes. Kjo deklaratë u bë nga Antonela dhe u pohua më pas nga vetë Shqipja.
E ftuar në “Shqipëria Live”, ajo shtoi se Atdheu e ka sharë me fjalët më të ndyra dhe e cilësoi si “turpin e Kosovës”. Ish-konkurrenti ka folur për herë të parë në lidhje me këtë ngjarje, në një intervistë për “Prive”.
Ai tha se Shqipen e ka pasur shumë shoqe dhe ka qenë e gjitha një keqkuptim.
Sqarimi:
“Shqipen e kam pasur shumë shoqe, para se të ndodhte ajo ngjarja. Jemi takuar disa herë nga miqtë e përbashkët. Kam pasur shumë repsekt për të, sepse ua fikte llambat dhe ua ndizte kur donte Top Channelit. Ka qenë e gjitha keqkuptim me Shqipen. Nuk e kam pasur direkt me të dhe Shqipja vetë më ka thënë që se kam pasur me ty. Ndodhi një keqkuptim dhe nuk kemi pasur kohë të sqarohemi. E kam parë në një emision deklaratën që ka bërë dhe më kishte ofenduar, por unë s’dua t’ia kthej me të njëjtën monedhë.
Mua më akuzuan që e kam gjuajtur Shqipen në surrat me karrige, por ajo është gjëja e fundit në botë që mund t’i bëj unë një femre. Është e vërtetë që e gjuajta karrigen, por në nerva e sipër e gjuajta në skenë, jo direkt për Shqipen. Atë pjesën e ofendimeve është e vërtetë, sepse unë nuk i gjuaj dikujt për të shfryrë nervat, thjesht shaj dhe e humbas kontrollin. Edhe ajo më shau mua me deklaratën që bëri në një emision në Top Channel, kështu që jemi 1 me 1. Unë nuk i kam shpallur luftë dhe besoj se do ndalet me kaq”, rrëfeu ish-konkurrenti.
Diskutime rreth kësaj post