Një aktor i adhurueshëm nga të gjithë, me filma që kanë lënë gjumë dhe me shumë vite karrierë mbi supe.
Një Robert Redford me pistoletë, mes melankolisë dhe argëtimit, është protagonist i “Old Man and the Gun”, me anë të së cilit i jep fund karrierës.
Filmi bazohet në historinë e vërtetë të Forrest Tucker (Redford), që nga arratisja e bujshme nga burgu i San Quintino në moshën 70-vjeçare dhe një sërë aventurash të tjera.
“Kurrë mos thuaj kurrë, por praktikisht kam vendosur që ky është filmi im i fundit. Kam dëshirë të dalë në pension, pasi e bëj këtë punë prej shumë vitesh qysh kur isha 21 vjeç”, tha Redford në një intervistë për “Entertainment Weekly”.
Po ashtu aktori shprehet shumë optimist lidhur me këtë film, ku thotë se është një mënyrë e mirë për të mbyllur karrierën e tij.
Diskutime rreth kësaj post