Disa ditë më parë bëri bujë fakti se aktori i ‘Portokallisë’, Florjan Binaj, ishte infektuar me Covid-19. Aktori tha në një postim në Instagram se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do karantinohet për 2 javë, teksa mediat raportuan se ai mund të ishte infektuar në Përmet, ku edhe ka udhëtuar disa ditë më parë.
Kjo e fundit u shoqërua më pas me një sërë polemikash pasi media të ndryshme aluduan se aktori ka transmetuar virusin edhe në Përmet, ku u regjistrua rasti i parë 2 ditë pasi Flori doli pozitiv.
Rreth kësaj çështjeje ka reaguar edhe aktori, i cili i ka quajtur këto lajme dashakeqëse dhe shpifje, duke shtuar se e vërteta do dalë në shesh shumë shpejt dhe paralajmwroi mediat se do t’i padisë në gjykatë.
Nga ana tjetër, Florjani është karantinuar në shtëpinë e tij, ku sipas rregullit duhet të qëndrojë për 14 ditë.
Aktori tregoi se është në gjendje të mirë shëndetësore, por si po e kalon ai izolimin?
Në postimin e fundit që ka bërë në Instastory na la të kuptojmë se fle gjatë gjithë ditës dhe për këtë e kuptojmë shumë mirë.
Ai ka postuar foton e një qeni duke fjetur gjumë, duke shkruar me humor: Të shtatat e karantinës.
Edhe pse i karantinuar, Florjani e gjeti zgjidhjen si të jetë pranë publikut pasi ai u shfaq të dielën në “Portokalli” me Skype.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post