Një 55-vjeçar me problem mendor është vrarë me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtoj i Vjetër” në Shkodër, brenda banesës së 76-vjeçarit Ndokë Vecaj rreth orës 02:00 të datës 21 shkurt.
“Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Nikë Bungu i cili vuante dhe merrte mjekim të rregullt për probleme mendore, ka hyrë tek rrethimi i shtëpisë së shtetasit Ndokë Vecaj në fshatij “Shtoj i Vjetër”. Pronari i banesës ka dëgjuar se dikush ka hyrë në rrethimin e banesës së tij dhe ka qëlluar dy herë me armë gjahu çifte në ajër. Më pas i zoti i banesës kur ka degjuar serish levizje, në kushtet e errësirës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Nikë Bungu 55 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në cilësinë e provës materiale është bllokuar një armë e gjahu (çifte) me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen.
Policia në përfundim të veprimeve të para hetimore ka arrestuar në flagrancë pronarin e banesës shtetasin Ndokë Vecaj si autor të dyshuar të vrasjes.
Grupi hetimor është duke punuar për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post