“…Nuk është më në dorën time, por të kosovarëve. Mendoj se autoritetet kanë bërë një gabim me zgjedhjen e katër kryetarëve të rinj”.
Kjo, mendohej të ishte deklarata e presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, gjatë fjalës së tij të premten, në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë. Por, mesa duket kjo ishte vetëm një gabim teknik në përkthim (anglisht – shqip), në pjesën ku Clinton po fliste për Kosovën, shkruan portali rrugapress.al në shkrimin sqarues “Gabimi në përkthim i Clinton-it që u përdor për dezinformim në Kosovë e Shqipëri”.
“but the Kosovars created those four towns for the benefit of the Serbs, to give them four more mayors as well as a place in the parliaments. So I think they made a mistake not to vote”, kishte thënë në anglisht, Clinton.
Ndërsa, ishte përkthyer si më lartë, në vend se të përkthej kështu: “Nuk është në dorën time më. Por, kosovarët krijuan ato katër komuna, për të mirën e serbëve, për të iu dhënë atyre edhe katër kryetarë komunash, njashtu edhe vende në Kuvend. Kështuqë mendoj se ata bënë një gabim që nuk votuan (i referohet serbëve të veriut)”. Mbi të gjitha, ndonëse ishte vetëm një gabim teknik në përkthim duke raportuar edhe në disa media në Kosovë dhe në Shqipëri, në këto kohë tensionesh në Kosovë kjo mund të ketë ndikim në opinion, përfundon portali.
Diskutime rreth kësaj post